Të premten rreth orës 09:00, një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.
“Vushtrri 24.11.2023 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj.
Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.