Një person derisa ka qenë në market pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër – sigurimi i marketit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se i lënduari me një mjetë të fortë ka dëmtuar tetë dritare të objektit.
“I dyshuari mashkull kosovar –konsumator, derisa ka qenë në market, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –sigurim i marketit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. I lënduari me në mjetë të fort ka dëmtuar tetë dritare të objektit”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.