Sot në mëngjes një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Nga policia kanë thënë se tre persona janë lënduar nga aksidenti, ku janë të përfshira dy vetura.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore”- kanë thënë nga zyra për informim e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e rendit të Policisë së Kosovës por edhe një makineri e cila bën shpërndarjen e materieve për shkrirjen e ngricave nëpër rrugë.