Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Siç merr vesh media, 28-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.
Policia e Kosovës së bashku me ekipin mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.