Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale - dhunim dhe ngacmim.
Sipas kërkesës, “më datë të pacaktuar në janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale me një të miture, edhe pse ishte në dijeni për moshën e saj të re.
Më datë të pacaktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara është në një lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që t’i kthehet lidhjes, sjellje kjo e cila tek e dëmtuara shkakton shqetësim pasi në dhjetor 2022 e kishte ndërprerë lidhjen.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.