Një person i gjinisë mashkullore, 18-vjeçar, dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.
Në Kosovë, ditëve të fundit janë raportuar disa vetëvrasje.