Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Sinjali ka raportuar dje për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një vajzë 14-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është paraqitur në Polici tek gjatë ditës së djeshme, ku edhe është intervistuar nga hetuesit.
E mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe ka bërë me dije ndër të tjera se nuk është keqtrajtuar, por që ka qëndruar te stacioni i autobusëve në Pejë.
Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo abuzimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.