Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në mbrëmje, te udhëkryqi i Bresjes në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë dy automjete.
Në pamjet e publikuara shihet se janë shkaktuar dëme materiale.
Akoma nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, teksa janë krijuar edhe kolona si pasojë e bllokimit të rrugës.