Një konflikt verbal ka eskaluar në konflikt fizik mes dy të miturve në Gjakovë.
Njëri prej tyre madje ka përdorur edhe thikën, me të cilën ka sulmuar viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20, në rrugën “Beqir Kastrati”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.