Një person në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi që i njëjti kishte kërcënuar ish- të dashurën e tij dhe familjen e saj.
Bëhet e ditur se i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi është ndarë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje, i njëjti në vazhdimësi është duke e shqetësuar me mesazhe si dhe i ka kërcënuar familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.