Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në “Renta Car” në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”, dhe i njëjti nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti tashmë është duke u hetuar.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, ka marr dy vetura në ‘Renta Car’ dhe nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë.
Sipas ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet n njoftim.