Një vetaksident ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dardania, ku një veturë është rrokullisur.
Fatmirësisht, shoferi i veturës ka shpëtuar me lëndime të lehta.
Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi, ka publikuar fotot e po të njejtit vetaksident, duke i cilësuar vetaksidentet si dukuri shqetësuese në Kosovë.
Krasniqi thotë se sipas të dhënave zyrtare, vetaksidentet përbëjnë 1/3 e të gjitha aksidenteve me fatalitet.