Një person ka raportuar se dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë drejt tij disa persona kishin shtënë me armë zjarri në veturë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte pasë probleme me të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.
Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.