“Kom me jau hjekë krytë thikë”/ E mitura në Skenderaj kërcënon familjarët që e raportuan të zhdukur

Kronikë e zezë

“Kom me jau hjekë krytë thikë”/ E mitura në Skenderaj kërcënon familjarët që e raportuan të zhdukur

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar gati dy muaj më parë një grua në Skenderaj, e cila kishte raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e 11 tetorit dhe nuk dinte asgjë për vendndodhjen e saj.

Media mëson se nëna ka deklaruar se vajza e saj 6 ditë pasi u largua nga shtëpia e ka telefonuar për t’i kërkuar llogari se përse e ka denoncuar rastin në Polici. Sipas burimeve, e njëjta më pas ka telefonuar dhe motrën të cilën e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se do ua heq kokën me thikë.

Nëna e 17-vjeçares ka ngritur dyshimet se e bija mund të jetë duke u shfrytëzuar për prostitucion.

Pas veprimeve të ndërmarra nga organet e rendit, Policia e ka gjetur të miturën dje në Fushë Kosovë dhe sipas informacioneve të para, dyshohet se ajo është keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat