Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike.
Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe dy vëllezër nga fshati Ramoc i Gjakovës.
Burimet kanë bërë me dije se 23-vjeçari ka denoncuar në Polici vëllain e tij më të vogël, për të cilin ka thënë se i ka shkaktuar dhunë psikike dhe e ka kanosur me thikë.
19-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe gjatë intervistimit ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.