Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, flet pronari

Pasditen e së hënës ka ndodhur një grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.
Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.
Në vendin e ngjarjes dolën edhe Njësitet e Policisë dhe po merret me rastin.
Pronari i i këtij institucioni mikrofinanciar, Nexhat Uka ka deklaruar, se nga grabitja janë dëmtuar në vlerë monetare rreth 330 euro.
Uka tha se në vendin e ngjarjes janë dalë ekipet e policisë bashkë me hetuesinë.
Uka: Na kanë dëmtuar me një vlerë 330 euro dhe punëtorja ka qenë shumë e frikësuar
"Sot rreth orës 14:30 kemi pas një grabitje, kështu na kanë dëmtuar me një vlerë monetare 330 euro dhe punëtorja ka qenë shumë e frikësuar. Megjithatë, pasi ka shpëtuar pa lëndime është mirë...Nuk e di çfarë kanë bërë policia, por kanë qenë edhe hetuesia dhe kanë marrë gjitha verifikimet dhe mbetet të shihet ditëve në vijim", tha Uka.
Media ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.