Grabitje e armatosur në marketin ‘Olti’ në Ferizaj: Tmerrohet punëtori, hajnat marrin pazarin ditor

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në marketin ‘Olti’ në Ferizaj: Tmerrohet punëtori, hajnat marrin pazarin ditor

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Vjedhjet e grabitjet shpesh kryhen edhe nën kërcënimin e armës, duke ua rrezikuar jetën punëtorëve. Kështu ka ndodhur edhe dje në marketin “Olti” në rrugën “Naim Beka” në Ferizaj.

Media mëson se rasti është denoncuar nga punëtori i marketit, i cili njoftoi Policinë se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda lokalit dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’ua marrin të gjitha paratë e pazarit ditor.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Burimet thonë se punëtori që u përballë me hajnat, ka rrëfyer para zyrtarëve policorë në detaje se si ndodhi grabitja për pak minuta dhe të dyshuarit u zhdukën shumë shpejtë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat