Një shtetas i huaj është rrahur nga një person në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 23:00.
Ai ka kërkuar ndihmë në Qenden Emergjente në QKUK.
Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Ahmeti.
“Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. tha ajo.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e këtij incidenti.
Media mëson se viktima është një 30 vjeçar, shtetas bullgar.