Elton Javori u ekzekutua këtë të enjte në Fier vetëm pak metra larg banesës së tij.
Media ka siguruar pamjet nga vendi i krimit. Autori 35-vjeçari, Agim Gashi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin.
Në lagjen ku jetonte Elton Javori, njihej si djalë i qetë e jo problematik.
Pistat ku po hetohet janë disa. Një krushqi e prishur dhe konfliktet mes të dyve janë të tjera dyshime që mund të kenë çuar në vrasje.
Për të zbardhur dinamikën e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa punohet ende për të vënë në pranga vrasësin.