Një person është arrestuar në Pejë.
Kjo pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej në peshë 46.1 gram.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.