Një person është gjobitur nga Policia e Kosovës në Prizren për shkak se ka vozitur më shumë se dyfish se shpejtësia e lejuar në atë zonë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti është ndaluar në rrugën “Transiti i Ri” derisa ishte duke vozitur 119 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h.
Kundërvajtësit përveç masave të tjera i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj.
“Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muajve”- thuhet në njoftimin e policisë.