Një person në fshatin Rugovë të Gjakovës dyshohet se ka plagosur veten.
I njëjti ishte në gjendje të dehur.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Rugovë, Gjakovë 08.12.2023 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.