Në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku në lagjën Dardania, saktësisht në afërsi të tunelit nën “Kurriz”.
Një lexues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka pësuar dëme materiale dhe pothuajse ka goditur një bankomat dhe një market afër.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.