Janë arrestuar tre persona në Shtedim të Podujevës, pasi dyshohen se pak ditë më parë kishin sulmuar me mjete të forta një person.
“Njësia policore më 08.12.2023 ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ditë më parë, kishin sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull kosovar”, njofton policia.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.