Pak më parë u raportua për një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një veturë është përplasur me një shtyllë betoni.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
Veseli njoftoi se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.