Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi në Rogovë të Gjakovës, pasi i njëjti kishte ekspozuar një armë në rrjetet sociale.
Sipas policisë gjatë bastisjes është sekuestruar arma e llojit AK47.
“Rogovë, Gjakovë / 13.12.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte ekspozuar një armë në rrejte sociale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar arma AK47.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.