Hapet një rast “kanosje” në Obiliq, policia intervenon duke arrestuar të dyshuarin dhe ia sekuestron armën.
Sot rreth orës 10:30, është raportuar për një rast Kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit.
Policia thotë se menjëherë pas raportimit është nisur me trajtimin e rastit, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe sekuestrimin e një arme zjarri.
“Personi i dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, njofton policia.