Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje një muaj më parë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje një muaj më parë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka dhunuar një grua.

Sipas policisë, ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 13 nëntor të këtij viti, ndërsa rasti është lajmëruar në polici më 15 dhjetor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat