Arrestohen dy persona në Mitrovicë, sulmuan fizikisht dy të tjerë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, sulmuan fizikisht dy të tjerë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi të njëjtin kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale, i kanë sulmuar fizikisht me mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat