Një grua në Prishtinë raporton se u dhunua, Policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Një grua në Prishtinë raporton se u dhunua, Policia arreston të dyshuarin

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimet se ka dhunuar një grua.

Rastin e ka raportuar në Polici viktima. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM  – Prishtinë  13.11-15.12.2012- NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat