Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.
Së fundmi në prangat e Policisë ka rënë edhe një 31-vjeçar, i cili sipas burimeve nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Ferdi Veseli.
I njëjti dyshohet se ka realizuar vjedhje në tri lokacione të ndryshme, duke vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme mbi 3000 euro).
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.