Në raport thuhet se është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vrasje - Gjilan 16.12.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”
Viktima 29 vjeçar, drejtori i spitalit thotë se kishte shtatë plagë
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka treguar se 29-vjeçari me inicialet A.B. nga Dobërçani është sjellë pa shenja jete, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.
“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori Emini.
Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës.
“Është thirrë mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.
Vrasja në Gjilan, arrestohet një person
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Rastin ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani.
” “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.
E sipas tij një person tashmë është arrestuar si i dyshuar.
“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë tutje ai.
Vritet me thikë një person në Dobërçan të Gjilanit
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.
Një person është vrarë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Media nga burimet e veta mëson se viktima dhe dorasi kanë qenë shokë që nga fëmijëria.
Viktima raportohet të jetë me inicialet A.B., i cili është vrarë nga personi me inicialet D.T.
Rastin për dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënsi për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.
“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.