Policia e Kosovës kanë pranuar informata relevante se i dyshuari me iniciale L.H. është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës dhe pas një pune hetimore, mbrëmë kanë ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin, ku gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme dhe pajisje tjera.
Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë, kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.
“Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve.
Ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”, thuhet në njofitm.