Gazeta pak më herët raportoi për një person të therur me thikë mëngjesin e sotëm në rrugën e Ankarasë në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar tani edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur për Gazetën se gjatë një mosmarrëveshje me pasagjerin e një veture, ky u fundit ka dalur dhe e ka sulmuar këmbësorin i cili tani po trajtohet në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.
Policia është në kërkim të të dyshuarit i cili është emër i njohur për Policinë.
“Një person është duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit përshkak se i njëjti ka pësuar lëndime në rrugën e Ankarasë, deri tek rasti ka ardhur përshkak që gjatë kalimit në vendin për këmbësorë, për shkak të një mosmarrëveshje, pasagjeri ka dal nga vetura dhe e ka goditur”, tha Gashi.
“Lidhur me rastin reagimet policore kanë qenë të menjëhereshme dhe njësitet janë në kërkim të të dyshuarit, pasi i njëjti është i njohur për policinë”, tha Gashi.
Vetura me të cilën ishte sulmuesi, ishte ngjyrë hiri, dhe policia ka arritur t’i identifikojë edhe targat e saj, përkundër se ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në veturë me sulmuesin, ka patur edhe persona tjerë.
Viktima është jashtë rrezikut për jetën dhe po vazhdon trajtimin në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.