Grabitja në “ExCoins”, flet pronari: Hajnat u futën me kallashë, morën 40-50 mijë euro
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në paraditen e sotme në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Pronari i kësaj këmbimore tha se janë grabitur rreth 50 mijë euro.
“Janë kanë dy persona njani me kallashë i morën 40-50 mijë euro”, tha ai.
------
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore këtë paradite në lagjen Tophane në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, theksoi se nën kërcënimin e armës është një grabitur një shumë parash.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka theksuar Ahmeti.
Ajo theksoi se policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.