Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua dyshohet se është sulmuar nga një burrë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, më 17 dhjetor rreth orës 23:50.
Në raportin 24- orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili është arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.