Është gjetur pa shenja jete një person në Prizren të enjten, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktime”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.