Si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Malishevë, kanë mbetur tetë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje kome.
Rasti është në procedurë hetimore, përcjell Klankosova.tv.
“Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia e Kosovës.