20-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë, thotë se e rrahën burri dhe vjehrri

Kronikë e zezë

20-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë, thotë se e rrahën burri dhe vjehrri

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se ka pasur konflikt me bashkëshortin dhe vjehrrin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 20-vjeçarja ka deklaruar se dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat