Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos.
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier – Patos në afërsi të Portëzës.
Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar më vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident.