Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një pistoletë dhe tetë fishekë në Skenderaj.
Sipas njoftimit është intervistuar një i dyshuar, 58-vjeç, i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje
“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me tetë (😎 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.