Një grabitje ka ndodhur mesnatën e së hënës në një pikë të derivateve në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin mijëra euro nga arka.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se është vjedhur pazari ditor.
“Shuma e vjedhur është e konsiderueshme. Lidhur me rastin deri në këto momente nuk ka të arrestuar”, tha Elezaj.
Media mëson se dyshohet se shuma e vjedhur është 10 mijë eurove.