Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në mesditën e sotme në Prishtinë, përkatësisht në Veternik.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.