Një i mitur është therur me thikë të martën në Gjakovë.
Rastin në Polici e ka raportuar vetë viktima dhe ai po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor.
“Viktima mashkull Kosovar, i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.