Një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit pasi i njëjti dyshohet që nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën i ka shkrepur dhe e ka goditur këmbën.
Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:00 në Kaçanik.
Po ashtu sipas raportit viktima pasi ka marrë tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.