Është arrestuar një person në Gjakovë pasi ka shtënë me armë zjarri.
Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Potok.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar.
“Fsh. Potok- Gjakovë 27.12.2023-20:30. Pas disa të shtënave ma armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja të njëjtës armë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.