Jo rrallëherë ndodhin raste të sulmeve ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë edhe punëtorët shëndëtësorë të cilët pengohen dhe nuk lejohen të ushtrojnë detyrën. Një rast i tillë ka ndodhur të premten në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një infermier, i cili është kanosur nga një paicent i Klinikës së Psikiatrisë.
Për motive akoma të panjohura, pacienti e ka kërcënuar me jetë nga pacienti i dyshuar, i cili shkaktoi sherr në klinikë, për çka u desh të intervenonte Policia
Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.