Shkuan mysafirë për festën e Vitit të Ri, mërgimtarit i ndodh e papritura

Kronikë e zezë

Shkuan mysafirë për festën e Vitit të Ri, mërgimtarit i ndodh e papritura

Më: 1 janar 2024 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së fundit të vitit 2023 por edhe në orët e para të Vitit të Ri. Një ndër këto raste ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë.

Siç ka mësuar media, rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku një 39-vjeçar është kapur me mysafirët e tij.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e një të afërmi – të cilët shkuan si mysafirë për të festuar Vitin e Ri.

Posa rasti është denoncuar, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari është arrestuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa edhe viktima ka dhënë deklaratën e saj për rastin.

Ndaj të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat