Rrahje mes dy grupesh në Drenas, u përdorën thika dhe sëpatë

Kronikë e zezë

Rrahje mes dy grupesh në Drenas, u përdorën thika dhe sëpatë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 20:55, gjashtë vetë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.

Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat