Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Aty ai jetonte i vetëm.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.